Sport

Mendohej se i kishin infektuar lojtarët e Juves, zikaltrit dalin nga karantina

Ata nuk kanë seanca stërvitore në plan, sepse ende nuk është vendosur një datë rikthimi në fushë, si pjesa tjetër e Serie A
Featured image of article: Mendohej se i kishin infektuar lojtarët e Juves, zikaltrit dalin nga karantina Moment nga ndeshja Juventus-Inter

Interi, ndryshe nga Juventusi, deri tani nuk ka asnjë lojtar me simpatoma të koronavirusit. Zikaltrit qëndruan në karantinë që nga data 8 mars.

Mjekët e klubit sot iu kanë bërë me dije lojtarëve zikaltër, se mund të largohen nga karantinimi. Fakti që 3 lojtarë të Juventusit dolën pozitivë bëri që ekipi i Interit të izolohet, ngaqë ndeshjen e fundit e kanë luajtur kundër bardhezinjve.

Calciomercato.com shkruan se, për fatin e tyre të mirë, asnjë lojtar i Interit nuk ka probleme. Ata nuk kanë seanca stërvitore në plan, sepse ende nuk është vendosur një datë rikthimi në fushë, si pjesa tjetër e Serie A.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment