
SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka bërë zgjedhjen e tij për dy pozicionet kryesore në shëndetin publik, ndërkohë që po përgatitet për të marrë detyrën muajin e ardhshëm. Sipas Reuters, Biden ka në plan të nominojë Prokurorin e Përgjithshëm të Kalifornisë, Xavier Becerra, si Sekretar të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, duke e vendosur ish-kongresmenin Latin në një rol kritik për luftimin e pandemisë.
Gjithashtu, pritet dhe nominimi i Rochelle Walensky, si Shef i Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.
Sakaq, zgjedhja e Becerra-s, 62 vjeç ka ardhur në kohën kur Biden është përballur me shumë presione për të shtuar diversitetin në emërimet e tij në Kabinet.
Becerra do të drejtojë Agjencinë Shëndetësore, ndërsa do t’i duhet të menaxhojë një tjetër valë të koronavirusit, duke përfshirë infeksione rekord dhe një numër ditor të vdekjeve që ka tejkaluar 2.000 njerëz ditët e fundit. Po ashtu, ndër sfidat e tij do të jetë edhe vaksinimi.
(k.a/dosja.al)