Sport

“Menaxheri më gënjeu, mbeta rrugëve të Greqisë”, ish-sulmuesi shqiptar tregon: Firmosa në letër higjenike, në Shqipëri të…

Zakonisht thuhet se ëndrra e vërtetë është ajo amerikane për shqiptarët, por për Zajmin ishte tjetër histori. Për “Gazzetta.gr”, ish-sulmuesi ka treguar problemet në Shqipëri, por edhe fillimet e tij në Greqi.
Featured image of article: “Menaxheri më gënjeu, mbeta rrugëve të Greqisë”, ish-sulmuesi shqiptar tregon: Firmosa në letër higjenike, në Shqipëri të… Roland Zajmi

GREQI-Roland Zajmi është një prej emrave të hershëm që ka dalë nga futbolli shqiptar ndërsa ishte pjesë e Dinamos dhe Partizanit, përpara se të niste aventura e tij në Greqi, ndërsa ka luajtur edhe 4 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare. Zakonisht thuhet se ëndrra e vërtetë është ajo amerikane për shqiptarët, por për Zajmin ishte tjetër histori. Për “Gazzetta.gr”, ish-sulmuesi ka treguar problemet në Shqipëri, por edhe fillimet e tij në Greqi.

AVENTURA NË GREQI-“Isha i vetmi i huaj, me 28 grekë. Për shkak të problemeve financiare disa u larguan. Ishte pak e vështirë, por Gaitanos më mbajti në ekip. Kartoni im vonoi dhe unë nuk luajta në dy ndeshjet e para. Kam luajtur për herë të parë kundër Janinës. Po humbnim 1-0 dhe shënova në fund. Ndeshja e parë, goli im i parë. Që në fillim e tregova se jam me ekipin, që nuk heq dorë, që luftoj.Më pëlqente kjo dhe në një skuadër të tillë këto gjëra duheshin. Njerëzit duhet të më pranon, shokët e skuadrës gjithashtu. Kishte pak racizëm, por mendoj se është normale. Ishte një grup dhe unë ju shkova atyre nga askund. Çdo seancë stërvitore ishte një betejë, kishte shumë përleshje. Gradualisht ata më lanë të qetë, pasi e kuptuan që unë nuk kuptoja”.

SHQIPËRIA– “Unë u largova nga Shqipëria në vitet 1996-1997. Mbaj mend atëherë se të qëllonin kur kaloje semaforin. Nëse visheshe mirë t’i merrnin rribat dhe të linin vetëm me të brendshmet. Shumë herë kisha përfunduar në rrugë i zhveshur.Futbolli në Shqipëri ishte i humbur atëherë, njerëzit donin të jetonin. Kur u largova unë më pas shpërtheu gjithçka pasi u morën armët dhe gjendja u përkeqësua. Por unë nuk e përjetova këtë, familja ime po. A ndihem grek? Jam pagëzuar si një grek. Dua t’ju them të vërtetën, nuk dua të ndryshojë asgjë nga jeta ime, jam personi me më shumë fat. Kam kaluar të gjitha ato peripeci, por jam personi më me fat që jam sot në Greqi. Unë nuk ndihem grek, jam grek.  Unë u pagëzova në 2005 në pishinën e notit, në Rodos, me kumbarin tim shokun tim të skuadrës Sidiropulos.”, tha Zajmi.

SI U MASHTRUA– Kisha tre muaj në ekip dhe nuk kisha marrë asnjë dhrahmi. Më çuan në hotel dhe m’i hodhën rrobat në rrugë. Pasi mungova në stërvitje, kur shkova në hotel më thanë se nuk qëndroja dot aty pasi klubi nuk paguante për hotelin. Telefonova prindërit të më gjenin atë që më solli në ekip.Efthymiou quhej nëse nuk gaboj. Ai kishte gjetur dikë te Partizani dhe mori kartonin tim në dorë. Klubi i pagoi atij 4000,000 dhrahmi. Më kërkoi të firmosja që ishte menaxheri im, që askush tjetër të mos me merrte Firmosa, ishte një kontratë 5-vjeçare me Proodeftiki pa asnjë përfitim.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ai mori paratë, më dha kartonin blu dhe u zhduk. Nuk e pashë kurrë më atë njeri. Nëna ime telefonoi ata të hotelit dhe qëndrova aty. Stërvitesha veç dhe më pas prindërit më thirrën të kthehesha në Shqipëri, të luajë në një klub të madh. U thashë se nuk kthehesha edhe nëse duhet të bëja ndonjë punë. Nuk doja të quhesha i dështuar. Unë nuk po luaja thjesht se nuk po më jepnin asnjë dhrahmi.Efthymis Tsalouchidis më riktheu në skuadër. Më tha se do të më bënte një kontratë nga e cila do përfitoja 100,000 dhrahmi për çdo ndeshje. Kontrata ishte një letër higjienike. Ishim ulur atu dhe preu një copë letër dhe vuri firmat tona. Kështu që u ktheva dhe pagesat nuk i merrja në kohë, ndaj shpesh bëja si i dëmtuar. Duhet të mbijetoja në një lloj mënyre.

AEK-Më thanë se kishte interesim prej tyre, por Carras nuk kishte raporte të mira me personat në klub. Kërkuan 400,000,000 dhrahmi dhe ata kurrë nuk i jepnin aq. Carras nuk i jepte asnjë lojtar AEK-ut, prej marrëdhënieve që kishte me ta. Me aq para ata merrnin 50 brazilianë. Transferimi nuk u bë. Kisha ëndërruar të ndodhte, por jo. Shënova 11 gola më pas dhe mendova se do transferohesha diku”, rrëfen Roland Zajmi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment