Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
Menaxheri “i zgjat jetën” Ronald Koeman në krye të Barcelonës…
26 Maj 2021, 20:10Nga DOSJA
SPANJE – Ronald Koeman mund të qëndrojë në “Camp Nou” përtej sezonit 2021-2022, kur i mbaron kontrata aktuale, sipas menaxherit të tij, Rob Jansen. Ky i fundit thotë se pozicioni i trajnerit të Barcelonës është e sigurt tani për tani.
Koeman u ul në krye të pankinës “blaugrana”, duke zëvendësuar spanjollin Quique Setien verën e kaluar. Holandezi fitoi “Copa del Rey” në sezonin e tij të parë në krye të katalanasve, teksa rivalizoi për titullin e La Ligas deri dy javë para mbylljes së sezonit.
Jansen ka hedhur poshtë spekulimet mbi të ardhmen e Koeman, duke iu referuar një takimi që ka patur të hënën me presidentin Joan Laporta. Menaxheri i trajnerit ka deklaruar për “De Telegraaf”: “Ka pasur një atmosferë pozitive gjatë takimit dhe personalisht dola me një ndjenjë të mirë. Kishte respekt të ndërsjellë. Ndjenja është pozitive, Ronald madje mund të qëndrojë më gjatë (se 2021-2022). Megjithatë, nuk kemi marrë ende vendim për këtë, do të vijojmë bashkëbisedimin me klubin”.
Koeman deri tani ka drejtuar 52 ndeshje si trajner i Barcelonës, duke arritur 34 fitore, 10 humbje dhe 8 barazime. Një nga humbjet më të dhimbshme të tij ishte ajo ndaj Paris SG në Champions, 4-1, në “Camp Nou” në muajin shkurt, që do kohë të harrohet.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i In...
TIRANE – Sulmuesi i verilindorëve Patrik Eze, nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Kastriotit (1-2). Madje ai nuk ishte as në pankinë në javën e fundit të kam...
SHKODER – Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë, për shkak të golavarazhit më pozitiv të Teutës, që triumfoi pas 27-vitesh. Sponsori i skuadrës shkodra...
DURRES – Pasi i ka dorëzuar kapitenit të Teutës, Renato Arapi, trofeun e titullit kampion, persidenti i FSHF-së, Armando Duka ka gjatur rast për ta uruar ...
Sport26 Maj 2021, 18:13
DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...
DURRES – Edi Martini, në qiellin e shtatë. Trajneri shkodran udhëhoqi Teutën drejt titullit kampion, që mungonte prej 27 vitesh në Durrës. Martini pas fit...
TIRANE – Kampionati i 82-të i Superiores, pas ndeshjeve të javës së 36-të, ka ulur siparin dhe dhënë verdiktet: Teuta është zyrtarisht skuadra kampione e Shqipë...
SHBA – Skenat e dhunës nuk mungojnë edhe në futbollin e femrave. Gjatë një ndeshje futbolli në SHBA, vëmendja e medias është përqëndruar në dhunën dhe rra...
ITALI- Futbollisti i Interit Alessandro Bastoni ende ushqehet nga dora e mamasë së tij. Fanpage.it shkruan se Bastoni gjatë festës së kurorëzimt të Interit si k...
DURRES – Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, në resortin “Tropikal”, ku do të grumbullohet Kombëtarja, ka dalë sot në konferencë para mediave, ku ka folur në lidhj...