Showbiz

Menaxheri i “Babastars” Dekor Sahiti, fiton betejën me COVID-19, ka një kërkesë për njerëzit: Mos u frikësoni me më fol

Sahiti ka falenderuar njerëzit që i kanë qëndruar pranë deri në shërim, ndërsa me shaka u jep një mesazh atyre personave që mund të kenë frikë t’i flasin.
Featured image of article: Menaxheri i “Babastars” Dekor Sahiti, fiton betejën me COVID-19, ka një kërkesë për njerëzit: Mos u frikësoni me më fol Dekor Sahiti

KOSOVË- Dekor Sahiti, menaxher i grupit “Babastars” ka mundur virusin e frikshëm COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik Sahiti, në rrjetet sociale. Ai shkroi se lajmin e mirë e mori nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas përgjigjes negative të testit.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm Sahiti ka falenderuar njerëzit që i kanë qëndruar pranë deri në shërim, ndërsa me shaka u jep një mesazh atyre personave që mund të kenë frikë t’i flasin.

Postimi i plotë:

Nga sot jam COVID Free

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19. Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment