Politike

MEMET që ‘lënduan’ Etilda Gjonajn, nga u frymëzua ministrja e Drejtësisë për të vënë ‘burgun’ si dënim për krijuesit e foto-montazheve

Sot, kur ka kaluar më shumë se 1 vit që nga dalja e artikullit, ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, ku spikat neni 238, në të cilin parashikohet burgim për krijuesit e memeve që i botojnë ato pa lejen e personazheve në foto.
Featured image of article: MEMET që ‘lënduan’ Etilda Gjonajn, nga u frymëzua ministrja e Drejtësisë për të vënë ‘burgun’ si dënim për krijuesit e foto-montazheve Etilda Gjonaj dhe MEMET

TIRANË- Gushti i para më shumë se një viti ishte i vështirë për Etilda Gjonajn. Ministrja e Drejtësisë u kryqëzua në rrjetet sociale, pasi u publikuan faturat ku shihej se kishte fjetur në një hotel me 5 yje, në një pagesë prej 700 euro.

Pas publikimit të faturave, ministres nuk i hyri gjemb në kokë dhe skandali u mbyll rëndomë siç ndodh gjithnjë në Shqipëri. Ministrja bëri një sqarim për të qarë e për të qeshur, se fatura prej 700 euro nuk ishte vetëm për të, por për të gjithë stafin, pasi sipas saj, kur dilnin jashtë shtetit, ajo dhe vartësit flinin në një dhomë, për të kursyer paratë tona…

Sot, kur ka kaluar më shumë se 1 vit që nga dalja e artikullit, ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, ku spikat neni 238, në të cilin parashikohet burgim për krijuesit e memeve që i botojnë ato pa lejen e personazheve në foto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nga u frymëzua Etilda Gjonaj? A janë këto meme, lëndimi që sjell sot një ligj, ndoshta nga më të veçantët në planet, që është ai i ndalimit të satirës dhe foto-montazheve online?

Për më shumë mund të shihni fotogalerinë me memet më pikante të asaj kohe:

(F.g./dosja.al)

Shto Koment