Politike

“Mëlçitë e qingjit në qafë të ujkut”/ Berisha ironizon Ahmetajn pas dekretimit si ministër i Rindërtimit (FOTO)

Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi ironizues i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Featured image of article: “Mëlçitë e qingjit në qafë të ujkut”/ Berisha ironizon Ahmetajn pas dekretimit si ministër i Rindërtimit (FOTO) Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot propozimin e Kryeministri Rama për të emëruar Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi ironizues i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Mëlçitë e qingjit në qafë te Ujkut…”, shkruan Berisha në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me një foto,shfaqet  Ahmetaj i qeshur përkrah kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e postuar nga Sali Berisha

Kryeministri Rama krijon Ministrinë për Rindërtimin. Ditën e sotme kreu i qeverisë i ka propozuar presidentit Ilir Meta që të emërohet si ministër i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajt, ish-ministri i Financave. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës, e cila është shprehur pro këtij propozimi të kryeministrit, duke dekretuar Ahmetajn.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment