Kuriozitete

Statujë prej druri me të cilën tallen të gjithë, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump ‘turpërohet’ në vendlindje

Nuk është aspak si ajo, Melanie Trump ëshën nderuar në periferi të vendlindjes së saj në Slloveni me statujën e saj prej druri, që nuk përngjasojnë në asnjë pikë.
Featured image of article: Statujë prej druri me të cilën tallen të gjithë, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump ‘turpërohet’ në vendlindje Statuja e Melanie Trump, e realizuar nga Ales Zupevc

SLLOVENI– Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump është nderuar në periferi të vendilindjes së saj në Slloveni, me statujën e saj prej druri. Kjo statujë është realizuar nga zdrukthtari Ales Zupevc i porositur nga artisti Brad Downey i cili nuk ka bërë më të mirën e mundshme.

Statuja është bërë në bazë të një ditë të vecantë, ku sjell pamjen e Melanisë ditën kur Trump u zgjodh President, në vitin 2016.

Është realizuar duke ju përmbajtur veshjes së Melanisë, me një pallto të kaltër dhe me dorën drejtuar në qiell, por vërtet nuk është bërë në formën më të mirë.

Zonja e Parë u nderua me statujën e saj, por me një realizim shumë të dobët.  Statuja nuk është pëlqyer nga askush, të gjithë kanë thënë se kjo statujë nuk i ngjan aspak Znj.Trump.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(A.C.Dosja.al)

Shto Koment