Bota

Melania Trump shfaqet e qeshur para pemës së Krishtlindjes/ Komentuesit: Ajo duket shumë e lumtur, si një person që po largohet nga Shtëpia e Bardhë

Në fotot e publikuara nëpër mediat ajo shfaqet e qeshur, por ka një detaj që vihet re ajo është e vetme, nuk e shoqëron as presidenti aktual Donald Trump dhe as djali i tyre Barron Trump. 

SHBA– Melania Trump është parë ditën e sotme e vetme jashtë Shtëpisë së Bardhë, teksa ka pozuar e qeshur para pemës së Krishtlindjes që u vendos këtë vit.

Në fotot e publikuara nëpër mediat ajo shfaqet e qeshur, por ka një detaj që vihet re ajo është e vetme, nuk e shoqëron as presidenti aktual Donald Trump dhe as djali i tyre Barron Trump.

Sakaq, disa persona e kanë interpretuar foton e saj duke thënë: “Duke shumë e lumtur si një person që po lë Shtëpinë e Bardhë,“.

Megjithatë , gëzimi i saj mund të ketë qenë i shtirur, së pari për faktin se po braktis Shtëpinë e Bardhë si pasojë e humbjes së të shoqit dhe së dyti, Melania nuk ka qenë fort entuziaste për përgatitjet e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët ish-shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Stephanie Winston Wolkoff, që ka nxjerrë një libër për Melania Trump ka thënë se Melania është shprehur  jo shumë entuziaste nga përgatitjet e Krishtlindjes, në vitin 2018.

“Kujt i plasi për Krishtlindjen”, mësohet të ketë thënë Melania, sipas ish-shoqes së saj, që i ka nxjerrë sekretet e saj publikisht.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment