Bota

Melania Trump drejt divorcit me presidentin aktual/ Mediat: Ish-zonja e parë mund të përfitojë 50 milionë dollarë nga ndarja prej tij

Në rast divorci ajo mund të përfitojë plot 50 milionë dollarë. Por, duke qenë se ajo do të ketë dhe kujdestarinë e djalit të saj 14-vjeçar do të marrë dhe një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për Barron.
Featured image of article: Melania Trump drejt divorcit me presidentin aktual/ Mediat: Ish-zonja e parë mund të përfitojë 50 milionë dollarë nga ndarja prej tij Donald Trump dhe Melania Trump

SHBA-Melania Trump gruaja e presidentit aktual Donald Trump, thuhet se do të divorcohet. Mediat kanë raportuar prej kohësh se në martesën e tyre ata kanë pasur probleme dhe Melania po priste përfundimin e zgjedhjeve, për t’u divorcuar.

Por sa miliona dollarë mund të përfitojë ajo pas divorcit. Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana thuhet se mori 14 milionë dollarë dhe disa prona të patundshme, pas divorcit nga presidenti ende në detyrë i Amerikës. Gjithashtu, Ivana nëna e tre fëmijëve të tij, veç 14 milionë dollarëve, mori edhe një rezidencë në Greenwich, Connecticut, një apartament në Trump Plaza dhe përdorimin e rezidencës Mar-a-Lago në Florida për një muaj, nga viti kur çifti përfundoi divorcin e tyre në 1992.

Ndërkohë, sipas “The Sun” Melania Trump mund të marrë shumë e shumë më tepër. Në rast divorci ajo mund të përfitojë plot 50 milionë dollarë. Por, duke qenë se do të ketë dhe kujdestarinë e djalit të saj 14-vjeçar do të marrë dhe një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për Barron.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-modelja me origjinë sllovene Melania Trump është e martuar prej 25 vitesh me Donald Trump. Nga martesa e tyre ata kanë një fëmijë Barron Trump.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment