Factcheck

FACTCHECK/ Si mashtruan mediat pranë qeverisë me protestat në Gjermani, pamjet e dhunës së ushtruar janë të vjetra

Efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë për t’i shpërndarë me forcë protestuesit, ndërkohë që nuk mungoi as dhuna e ushtruar. Pamjet që bënë xhiron e rrjetit ishin edhe ato nga momenti i shoqërimit të aktivistit Arben Kola, I cili tërhiqej nga uniformat blu.
Featured image of article: FACTCHECK/ Si mashtruan mediat pranë qeverisë me protestat në Gjermani, pamjet e dhunës së ushtruar janë të vjetra Foto nga protesta ne Gjermani dhe fotoja e publikuar nga mediat shqiptare
Përditësuar:

TIRANË– Prej disa ditësh në Shqipëri, konrektisht në qytetin e Tiranës, janë organizuar protesta, që ka mbledhur në mënyrë masive njerëzit në sheshin “Skënderbej”, pavarësisht situatës së pandemisë ku ndodhemi.

Efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë për t’i shpërndarë me forcë protestuesit, ndërkohë që nuk mungoi as dhuna e ushtruar. Pamjet që bënë xhiron e rrjetit ishin edhe ato nga momenti i shoqërimit të aktivistit Arben Kola, i cili tërhiqej nga uniformat blu.

Bashkë me të u shoqëruan me forcë edhe avokati Altin Goxhaj, bashkë me jurist Ira Kurti, e cila bërtiste që polici t’i hiqte duart.

E gjtihë kjo atmosferë u shoqërua me opinione të ndryshme nëse duhet apo jo që të mbahet një protest në një periudhë ku po luftojmë me virusin Covid-19. Mediat pranë qeverisë, nxituan që ta krahasonin situatën në Shqipëri, me atë në Gjermani, ku mijëra qytetarë, u ngritën me pankarta në duar, kundër kufizimeve për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Disa protestues besonin se pandemia e koronavirusit është komplot e disa të tjerë shpreheshin se masat janë shumë të rrepta dhe po kufizojnë lirinë. Këto thirrje bënë që në Gjermani të ksihte shoqërime të shumta, por fotot që u publikuar nga mediat pranë qeverisë, ku efektivët shihen me shkopa gome në duar, janë të vjetra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me nëntitullin, që ‘s’qenka vetëm Shqipëria e Ramës, diktaturë’, mediat pranë qeverisë, përhapën një fakenews, duke dashur të ushtrojnë presion mbi qytetarët, nën argumentin se edhe Gjermania po i dhunon protestuesit.

Në fakt, fotoja e publikuar nga këto medie është e shkrepur në vitin 2018, teksa efektivët zbarkuan në shesh për të ndalur një konflikt mes disa njerëzve me kombësi të ndryshme, sherr ky që solli vdekjen e një 35-vjeçari.

Pershkrimi i fotos së publikuar nga mediat pranë qeverisë

Dy vite më vonë, kjo foto kthehet për publikun shqiptar, duke dashur të përcjellë mesazhin se dhuna që po pason mbi ata që ngrenë zërin, është normale.

A është normale që mediat dhe gazetarët, të cilët supozohet që të jenë në anën e qytetarëve që ngrenë zërin dhe gjithmonë kritike ndaj qeverisë, të ‘mbjellë frikë’? Ku është reagimi i Këshillit të Medias, kur me anë të disa fotve të vjetra përpiqet të përcillet mesazhi se dhuna e ushtruar mbi disa protestues është normale, duke qenë se kështu ndodh edhe në Gjermani?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment