Rajoni

MEGA-operacioni me 101 të arrestuar, kush ishte koka e Cosa Nostrës që i drejtonte, italiani i fiksuar me Shqipërinë, kishte shpallur veten ‘Skënderbe’

  • Shkatërrohet ‘mafia’ e lidhur me Cosa Nostrën, arrestohen 101 persona në Itali
  • 101 personat e arrestuar kanë lidhje me Lorenzo Michele Schillaci. Ky i fundit është një prej liderëve të rinj të Cosa Nostras dhe identifikohej me heron shqiptar të viteve 1400, i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane.

    ITALI– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me operacionin e zhvilluar nga Policia italiane. Mediat fqinje kanë nxjerrë pamjet të mbledhura nga grupi hetimor, ku duket qartë mënyra sesi anëtarët e bandës shkëmbenin lëndën narkotike.

    Dyshohet se të 101 personat e arrestuar kanë lidhje me Lorenzo Michele Schillaci. Ky i fundit është një prej liderëve të rinj të Cosa Nostras dhe identifikohej me heron shqiptar të viteve 1400, i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mediat e vendit fqinj shkruajnë se lënda narkotike shitej në 12 sheshe të ndryshme. Droga shitej më së shumti në sheshin e San Giovani Galermo, bastion “historik” ku bëhet tregti me lëndët narkotike. Në këtë operacion të madh policor, kanë marrë pjesë rreth 400 karabinierë, të cilët u mbështetën edhe nga skuadra e helikopterëve në Siçili dhe ajo e qenëve.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment