Aktualitet

Mega-operacioni/ Arrestimi i Rosman Sulos në Fier, policia jep detaje për operacionin: Janë sekuestruar 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë

Sipas njoftimit të Policisë, në total janë vënë në pranga 33 persona. Operacioni “Miracolo2” vjen pas “Miracolo1”, gjatë të cilit u vu në pranga Santo Tuçi, i dënuar me 46 vite burg për vrasje, pjesë një rrjeti të trafikut të drogës që e eksportonin me ngarkesat me ananas.
Featured image of article: Mega-operacioni/ Arrestimi i Rosman Sulos në Fier, policia jep detaje për operacionin: Janë sekuestruar 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë Foto Ilustruese

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje pas finalizimit të operacionit “Miracolo 2”, që u kry me bashkëpunimin e tyre dhe të policisë italiane. Në njoftimit zyrtar, thekson se personi që është vënë në pranga në Shqipëri është Rosman Sulo 28 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, në total janë vënë në pranga 33 persona. Operacioni “Miracolo2” vjen pas “Miracolo1”, gjatë të cilit u vu në pranga Santo Tuçi, i dënuar me 46 vite burg për vrasje, pjesë një rrjeti të trafikut të drogës që e eksportonin me ngarkesat me ananas.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri. Operacioni policor i koduar “MIRACOLO II” u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania. Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë Fier, Tiranë dhe Elbasan. Mëngjesin e sotëm u finalizua operacioni i quajtur “MIRACOLO II”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona. Ndërsa në Shqipëri, në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç. Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tuçi, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta. Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë. Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të punuar përkrah partnerëve, me qëllim goditjen e krimit të organizuar.

Operacioni u finalizua mëngjesin e sotëm. MilanoToday shkruan se janë arrestuar 33 persona, mes tyre italianë e shqiptarë. Në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operative policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese dhe kanë kryer rrestime me urdhër të Prokurorisë së Milanos.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment