Politike

Mediet italiane: Franca nuk ndryshon qëndrim, kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

ANSA shkruan se Franca nuk do i japë një "Po" Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Featured image of article: Mediet italiane: Franca nuk ndryshon qëndrim, kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë Foto ilustruese

Itali- Franca nuk ndryshon qëndrim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mediat italiane shkruajnë se Franca ka vënë veton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Apelet e përsëritura të Komisionit Europian, Parlamentit Europain dhe Tiranës dhe Shkupit duket se nuk e bindën presidentin francez që këmbëngul në reformimin e të gjithë procesit të zgjerimit për ti dhënë më shumë besueshmëri. Vetëm atëherë sipas tij BE mund të pranojë vende të tjera. Ky pozicion i Makron duket se i shërben edhe për të frenuar forcat populiste në vendin e tij. Letrën e fundit mbi tavolinë e vuri Finlanda për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Të sakrifikohet Tirana për të shpëtuar Shkupin si një tentativë për të mos destabilizuar rajonin. Nëse liderët e BE-së nuk na japin dritën jeshile, qeveria jonë është e vdekur” – është shprehur kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet”, shkruan ANSA.

Hapen ose jo negociatat, sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej ditës së djeshme po zhvillohet samiti i 17-18 tetorit ku janë pjesëtarë liderët e 28 vendeve të BE-së,  të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Ansa.it 

J.V/Dosja.al

Shto Koment