Aktualitet

“U vetëvra”, mediet greke në sulm pas ekspertizës për Kaçifas: E dinim që Shqipëria do dilte në këtë konkluzion, po kryejmë hetim paralel

Konkretisht Protothema shkruan se këtë gjë e kishte parlajmaëruar se do të ndodhte që në muajin nëntor të vitit 2019, duke parë që ekspertiza për Kaçifas, ka mbetur në sirtar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ndër të tjera media greke shkruan se autoritetet shqiptare po ‘gatuajnë’ diçka në mënyrë që kjo vdekje të mos mbetet në duart e tyre, por që vetë Greqia po bën hetime në lidhje me këtë ngjarje.
Featured image of article: “U vetëvra”, mediet greke në sulm pas ekspertizës për Kaçifas: E dinim që Shqipëria do dilte në këtë konkluzion, po kryejmë hetim paralel Kostandin Kacifas
Përditësuar:

GREQI– Mediet greke kanë komentuar ekspertizën mjekoligjore të Kostandin Kacifas, i cili sipas saj ka vrarë veten. Konkretisht Protothema shkruan se këtë gjë e kishte parlajmaëruar se do të ndodhte që në muajin nëntor të vitit 2019, duke parë që ekspertiza për Kaçifas, ka mbetur në sirtar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ndër të tjera media greke shkruan se autoritetet shqiptare po ‘gatuajnë’ diçka në mënyrë që kjo vdekje të mos mbetet në duart e tyre, por që vetë Greqia po bën hetime në lidhje me këtë ngjarje.

Mediat shqiptare ia atribuojnë vrasjen e Kostandin Kacifas vetë atij, duke e konsideruar vetëvrasje. Që në tetor të vitit 2019 “protothema” do të shkruante se autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka dhe do mundohen ta paraqesin vdekjen e 35-vjeçarit, si vetëvrasje. Sipas mediave shqiptare, duke përmendur hetimet e Prokurorisë së Tiranës, Konstantin Kacifas nuk u qëllua nga Forcat Speciale Shqiptare, por kreu vetëvrasje, pasi sipas raportit mjekoligjor të dy plumbat e gjetur një në pjesën e nofullës dhe një në gjoks janë ata që tregojnë se ai i dha fund jetës së tij. Gjuajtja e plumbit nga nofulla drejt lartë është perceptuar sipas raportit nga presioni që ai vetë shkaktoi.

Ndërsa nga këqyrja e armëve të policisë nuk rezultoi asnjë gjurmë e ndonjë aksioni të shtënash dhe përkrah trupit të pajetë të Kaçifas, u gjet arma e tij, si dhe disa plumba të dalë po nga kjo armë. Gjithsesi, vendimi zyrtar i Prokurorisë Publike të Gjirokastrës pritet në muajt e ardhshëm.

Avokati i familjes, Nauridis, argumentoi se Zyra e Prokurorit Publik të Gjirokastrës mohoi raportet dhe tha se ishte një lajm i rremë. Autoritetet gjyqësore greke po kryejnë gjithashtu një hetim parallel,”- shkruan ndër të tjera Protothema.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme u publikua ekspertiza e plotë për vdekjen e Kaçifas ku thuhet se greku nuk është vrarë nga forcat RENEA por është vetëvrarë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. Kostandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment