Rajoni

‘Mendon se je njeri i rëndësishëm’/ Zbardhet DEBATI Kurti-Vuçiç në Mynih, kryeministri si kthen asnjë përgjigje, Rama e Thaçi ‘qepin gojën’

Kurti filloi të kritikojë marrëveshjen e Shengenit Ballkanik dhe përsëriti faktin që Serbia duhet të “çlirohet” nga Kosova dhe se dy vendit duhet të prezantonin masa reciproke. Por reagimi i Vuçiç ka qënë më i ashpër së Kurti e priste.
Featured image of article: ‘Mendon se je njeri i rëndësishëm’/ Zbardhet DEBATI Kurti-Vuçiç në Mynih, kryeministri si kthen asnjë përgjigje, Rama e Thaçi ‘qepin gojën’ Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

GJERMANI– Mediat serbe kanë zbardhur debatin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiç. Sipas “Kurir”, i gjithë debati ka nisur në momentin kur Kurti mori fjalën gjatë tryezës së rrumbullakët për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohej në Mynih.

Kurti filloi të kritikojë marrëveshjen e Shengenit Ballkanik dhe përsëriti faktin që Serbia duhet të “çlirohet” nga Kosova dhe se dy vendit duhet të prezantonin masa reciproke. Por reagimi i Vuçiç ka qënë më i ashpër së Kurti e priste.

Me ton të lartë zëri, Vuçiç u shpreh se: Ju nuk mund të fyeni Serbinë sepse mendoni se jeni një yll i madh. Ju nuk përfaqësoni asgjë. Gjysma e botës, Kombet e Bashkuara nuk ju kanë njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, s’është mirë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Se kuptoj pse i devijoni përpjekjet tona rreth Mini Shengenit. Është një sfidë e madhe për ju, nëse mendoni se po luani rolin e një njeriu të rëndësishëm.

Në asnjë moment të ligjërimit të tij Kurti nuk iu përgjigj Vuçiçit, duke zgjedhur që të heshtë, ndërsa kreu i shtetit rifilloi sërish ta sulmonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse mendoni për masat e reciprocitetit, atëherë lexoni marrëveshjen e Brukselit. Thuhet që ju duhet të formoni një Komunitet të Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe ju nuk bëtë asgjë,”- tha presidenti serb, ndërsa kryeministri i Kosvës zgjodhi sërish të heshtë.

Në panelin e djeshëm ku u diskutua për rajonin dhe merrnin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stavo Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ai i Kosovës Hashim Thaçi e kryeministri Edi Rama. Bashkë me ta në tryezë ishte edhe shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell.

Mesa duket në debat nuk janë përfshirë as Thaçi e as Rama, për t’i dalë në mbrojte Kurtit. Megjithatë edhe ky i fundit ka zgjedhur të heshtë brenda sallës, ndërsa jashtë e pranoi vetë në një intervistë se Vuçiç ishte nervozuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment