
SERBI- Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi dy kryeqytetet e të dyja vendeve respektive.
Sipas mediave serbe, Grenell i ka kërkuar Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë shtet i pavarur”. Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomati amerikan ka qenë shumë i prerë dhe i qartë.

Mediat serbe që janë afër presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”.
Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë, pasi ka qenë në formën e ultimatumit.
(A.B. Dosja.al)