Politike

Mediat pranë PD fshehën Samir Manen nga darka? Arlind Qorri: Shihni heshtjen, pas zgjedhjeve ndërrohen hajdutët, por jo hajdutëria…(KOMENTI)

Qori thotë se raportimi i portaleve pranë PD, ku vërehet se nuk është shtuar emri i Manes, tregojnë për qeverisjen e nesërme
Featured image of article: Mediat pranë PD fshehën Samir Manen nga darka? Arlind Qorri: Shihni heshtjen, pas zgjedhjeve ndërrohen hajdutët, por jo hajdutëria…(KOMENTI) Arlind Qorri dhe darka ne Dubai

TIRANË- Pedagogu Arlind Qori, njëherazi drejtues i “Lëvizja për Universitetin”, ka komentuar në rrjetet sociale, raportimin e portaleve pranë Partisë Demokratike, për darkën e ministrave të qeverisë Rama dhe biznesmenit Samir Mane në Dubai. Qori thotë se raportimi i portaleve pranë PD, ku vërehet se nuk është shtuar emri i Manes, tregojnë për qeverisjen në rast se demokratët vijnë në pushtet pas 25 prillit. Sipas tij, do të ndërrohen hajdutët, por jo hajdutëria.

POSTIMI I PLOTË I ARLIND QORIT:

Mjafton të shohësh si kanë heshtur mediat e PD për praninë e Samir Manes në darkën luksoze të Dubait për të kuptuar se në zgjedhjet e ardhshme ne mund të ndërrojmë hajdutin, por jo hajdutërinë. Kushdo të fitojë, zotër të Shqipërisë do të mbeten oligarkët, qeveritarët do të vjedhin bashkë me ta, ndërsa mediat do të mbyllin sy e veshë.
#3parti1oligarki

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al publikoi dje e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(F.g/dosja.al)

3 Komente në “Mediat pranë PD fshehën Samir Manen nga darka? Arlind Qorri: Shihni heshtjen, pas zgjedhjeve ndërrohen hajdutët, por jo hajdutëria…(KOMENTI)

  1. Ky duhet të jetë qorr prej vërteti, ose mediat e edvinit i duken si të PD. mjafton të lexojë syri.net

    • Syri nuk e permendi fare per 24h prezencen e Zamirit ne darke.

  2. Ky eshte komunist 24 karade dhe ka hall se mos i iken Rama nga pushteti. Problem nuk jane ata qe kane para, por antaret e qeverise qe perfitojne nga ata qe kane para.

Shto Koment