Kulture

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për suksesin e sopranos shqiptare: Ermonela Jaho “një engjëll i zjarrtë”

Mediat e huaja kanë shkruar për suksesin e sopranos shqiptare, Ermonela Jaho, pas interpremtimit të saj në rolin kryesor në operën "Ana Bolena” në Itali. “Një ëngjëll i zjarrtë" shkruan "The Economist" për Ermonelën.
Featured image of article: Mediat ndërkombëtare shkruajnë për suksesin e sopranos shqiptare: Ermonela Jaho “një engjëll i zjarrtë” Ermonela Jaho
Përditësuar:

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka interpretuar në operën e Donizzetit “Anna Bolena” në Itali, më 2 korrik ku kishte rolin kryesor, ndërkohë shfaqjet e tjera janë në datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për Jahon, duke e vlerësuar sopranon shqiptare për për interpretimin e saj në operën “Ana Bolena”.

“The Economist” e ka quajtur “Një ëngjëll i zjarrtë” Ermonelën pas interpretimit të të saj me rolin kryesor të Ana Bolenës në operan e Donizzeti-t. Gjithashtu revista ka shkruar se sopranoja shqiptare: “e njohur për të hapur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë.”

Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar, “e njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”, ndërsa “Financial Times”shkruan “Mos u përpiqni as të rezistoni”, për performancën e saj.

Karriera e Jahos është tej mase e pasur. Zëri i saj ëshët dëgjuar në operta më me emër nëpër botë. Gjithmonë duke mbajtur rolet kryesore, në tetor të 2010 në operën e Tulonit, në 2009 në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris, në 2011 në operën e Lionit, në tetor 2013 ka kënduar në La Vestale në Teatrin e Champs Elysees.

Sopranoja e mirënjohur shqiptare ka marrë pjesë në hapjen e sezonit 2013-2014 në operën e Grand Avignon, duke risjell rolin e Cio-Cio-San në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche.
Është një nga emrat e artit në Shqipëri që po bën krenar gjithmonë e më shumë vendin tonë.
A.C.Dosja.al

Shto Koment