Kulture

Pak orë para finales së Eurovision/ Mediat izraelite raportojnë: Madonna nuk do të këndojë live

Mbretëresha e pop-it, Madonna, do të performojë sonte në finalen e madhe të festivalit europian, por në mediat në Izrael, ka qarkulluar lajmi se ajo nuk do të këndojë live.
Featured image of article: Pak orë para finales së Eurovision/ Mediat izraelite raportojnë: Madonna nuk do të këndojë live Madonna dhe skena e Eurovision.

IZRAEL- Pak orë ndajnë nga finalja e madhe dhe të gjithë presin me padurim performacën e Madonna-s, ku do të ndezë Tel Aviv në finalen e madhe të Eurovison. Ajo do të këndojë “Like A Prayer” dhe single e ri, “Future” me Quavo.

Gazetari i “Israel Hayom” ka zbuluar se pretendohet që vokali i Madonna-s nuk është në lartësinë e duhur për të kënduar live në finale e sotme.

Në provat e një nate më parë ëhtë regjistruar një videon 2:27 minutëshe në mëngjesin me orën lokale në Izrael, është shkëputur një pjesë nga kënga e famshme e Madonnas, “Like A Prayer”.

Mediat e Izraelit raportojnë se vokali i këngëtares kishte shumë “pasaktësi”, kështu që mendohet se këngëtarja do të këndojë playback:  “Në videon që kemi marrë, Madonna po këndonte një prej hiteve të saj, “Like a Prayer”, me shumë pasaktësi, për të mos thënë shumë keq. Dihet që në shumicën e shfaqjeve të saj, këngëtarja këndon playback. Por këtë herë, ajo nuk e dinte që mikrofoni i saj ishte i hapur dhe po regjistrohej…

Kjo performancë është e dyta nga një këngëtar amerikan brenda tre vjetëve. Justin Timberlake performoi në Eurovision 2016 në Stockholm.

L.K/Dosja.al

Shto Koment