Sport

Gazeta greke e quan vëlla, Sadiku në krye të dëshirave të Aris, ja si përpiqen t’i ‘prishin mendjen’ helenët bomberit kuq e zi

Sulmuesi Armando Sadiku është pranë transferimit tek Arisi i Selanikut në Greqi. Media greke "Fos ton spor" teksa flet për tratativën, e ka quajtur Sadikun vëlla.
Featured image of article: Gazeta greke e quan vëlla, Sadiku në krye të dëshirave të Aris, ja si përpiqen t’i ‘prishin mendjen’ helenët bomberit kuq e zi Armando Sadiku

GREQI-Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është shumë pranë kalimit në kampionatin grek. Interes për të ka shfaqur skuadra e Arisit të Selanikut. Bomberi kuq e zi është në majën e dëshirave të helenëve për sulmin.

Ndërkohë media sportive greke “Fos Ton Spor”, i ka kushtuar një artikull tratativës së Aris me Sadikun, duke bërë një përkufizim të pazakontë për bomberin kuq e zi, të cilin e quajnë “vëlla”.

Artikulli në gazetën greke

Aris i Selanikut e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe do të marrë pjesë vitin e ardhshëm në Europa League. Ata kërkojnë të përforcojnë organikën me sulmuesin kuq e zi, duke qenë se vitin e ardhshëm duhet të luftojnë në disa kompeticione.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tek Arisi i Selanikut, në të shkuarën janë aktivizuar edhe emra të tjerë të famshëm të futbollit shqiptar, si Artur Lekbello, Mirel Josa, Kristi Vangjeli, Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha.

Aktualisht Sadiku aktivizohet tek ekipi spanjol i Levante. Pavarësisht se ka edhe një vit në kontratë, spanjollët e kanë nxjerrë sulmuesin shqiptar në merkato, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment