Aktualitet

Mediat belge: Safet Bajri u lirua nga politika dhe mafia, ruhej nga truproja private

HNL shkruan se Safet Rustemi doli nga burgu dhe shkoi në apartamentin e tij në Shkodër ku ndërroi rrobat. Në shkrim zbulohet fakti se përveç policisë shqiptare, Rustemi ka qenë i ruajtur edhe nga një skuadër private.
Featured image of article: Mediat belge: Safet Bajri u lirua nga politika dhe mafia, ruhej nga truproja private Safet Bajri, i forti i Shkodres
Përditësuar:

Mediat belge shkruajnë se lirimi nga burgu i Safet Bajrit për 6 orë, lidhet me trajtimin preferencial që i është bërë nga mafia dhe politika.

Disa ditë pasi Safet Bajri u lirua për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Jonuz Bajri, mediat belge shkruajnë se lirimi është bërë për shkak të lidhjeve të tij me politikanët shqiptarë.

HNL shkruan se Safet Rustemi doli nga burgu dhe shkoi në apartamentin e tij në Shkodër ku ndërroi rrobat. Në shkrim zbulohet fakti se përveç policisë shqiptare, Rustemi ka qenë i ruajtur edhe nga një skuadër private.

Shkrimi i plotë:

Safet Bajri, 34 vjeç, i dënuar me 22 vite burg në vendin tonë është lejuar të dalë nga burgu i Tiranës. Shqiptari i njohur edhe si Safet Rustemi dhe i akuzuar për disa vrasje, prostitucion dhe trafik droge, u arrestua shtatorin e shkuar. Burgjet shqiptare i dhanë mundësinë me aprovimin e Drejtorit të Përgjithshme, të dilte 6 orë nga burgu dhe të merrte pjesë në varrimin e babait.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në orën 10:20 të paradites, Bajri doli nga burgu dhe u transferua në një apartament në Shkodër ku ndërroi rrobat. Më pas ai mori pjesë në ceremoninë mortore nën vëzhgimin e policisë dhe nën kujdesin e grupit që e ruan.”-raportojnë mediat shqiptare.

Më pas, Bajri u rikthye në qeli, ku duhet të vuajë 9 vite nga dënimi belg. Trajtimi preferencial tregon sesa të lidhura janë fijet e tij me politikanët dhe mafian, siç Bajrajt janë të lidhur.
Ai ka një ekip privat që e ruan për sigurinë e tij. Dhe sa kohë duhet të zgjasë derisa ai të dalë sërish, me një leje për argëtim?

Safet Bajri (Rustemi) u lirua nga burgu ditën e premte për të marrë pjesë në varrimin e babait. (Lexo këtu).

(f.g/dosja.al)

Shto Koment