Showbiz

Media prestigjoze ‘The Sun’ bën gabimin trashanik, raporton të vdekur gjyshen tjetër të Rita Orës

FOTO
Media e njohur britanike ''The Sun'' e ka raportuar gabimisht “vdekjen” e gjyshes tjetër të Rita Orës.
Featured image of article: Media prestigjoze ‘The Sun’ bën gabimin trashanik, raporton të vdekur gjyshen tjetër të Rita Orës Rita Ora

AMERIKE-Ditë më parë Rita Ora u përball me një humbje të madhe të madhe, këngëtarja shqiptare humbi gjyshen e saj nga mamaja.

Fatmire Bërdyna-Bajraktari, së cilës ajo me përkëdheli i drejtohej “Nan” ishte gjyshja e Ritës e cila ndërroi jetë.

Mediat e famshme në angli si: DailyMail, The Mirror, The Sun, raportuan për dedikimin emocional që Rita i bëri gjyshes së ndjerë diten e shtunë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo media e njohur britanike ”The Sun” e ka raportuar gabimisht “vdekjen” e gjyshes tjetër të Rita Orës.

“Rita Ora ka ngelur zemërthyer, pasi mori vesh se gjyshja e saj, Besa, ka vdekur”, shkruan media e njohur.

the sun

Besë Sahatçiu është gjyshja nga babai e Rita Orës, e cila vazhdon të jetojë në Prishtinë.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment