Politike

Negociatat/ Media e njohur Euractiv: E pamundur që BE të japë dritën jeshile për Shqipërinë, Haga kundër

  • DOKUMENTI/ Zbardhet progres-raporti për Shqipërinë, 6 pikat kyçe ku bazohen negociatat me BE
  • Media holandeze Euractiv për çëshjten e negociatave ka theksuar së fundmi se është e pamundur që BE të japë dritën jeshile për Shqipërinë. Sipas saj Holanda është kundër për arsye të problemit me drogën dhe krimin.
    Featured image of article: Negociatat/ Media e njohur Euractiv: E pamundur që BE të japë dritën jeshile për Shqipërinë, Haga kundër Edi Rama, kryeministër
    Përditësuar:

    Tiranë- Media holandeze Euractiv, e specializuar për artikujt e politik-bërjes europiane, ka shkruar së fundmi një artikull për Shqipërisë në lidhje me hapjen e negociatave.

    Në shkrim theksohet se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

    “Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Por kjo nuk është shqetësimi i vetëm për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.”, thuhet në shkrim.

    Kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët Euroactiv e shikon si ‘hedhje në erë’ të shpresës së shqiptarëve për të çelur negociatat me unionin e madh evropian.

    Pjesë nga shkrimi: 

    Probleme në Tiranë. Një kërkesë nga qeveria e Holandës për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët po shqyrtohet nga Komisioni Europian pasi një shumicë e parlamentit holandez votoi në favor të masës.

    Një zëdhënës i ekzekutivit të BE nuk komentoi mbi rezultatin e mundshëm të vlerësimit të hënën. Ligjbërësit holandezë mbështetën një mocion që pretendon se mafia shqiptare është e lirë për të lëvizur nëpër Evropë për shkak të regjimit pa viza, i cili ka qenë në vend për më shumë se një dekadë.

    Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

    Por kjo nuk është shqetësimi i vetëm për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

    Burimi: Euractiv

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment