LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më zhveshi dhe më tha…”/ E përdhunuan kur ishte 12 vjeçe dhe e flakën në rrugë, historia rrënqethëse e të resë

11 Qershor 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Më zhveshi dhe më tha…”/ E përdhunuan kur

Një rrëfim tronditës vjen nga një 12-vjeçare e abuzuar seksualisht, në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të Evis Ahmetit, në News24. Vajza, që sot është 19 vjeçe, rrëfeu historinë e saj tronditëse, që i ndryshoi në mënyrë drastike jetën, raporton “BalkanWeb”.

Ajo tha se ishte vetëm 12 vjeçe, kur u rrëmbye në rrugicën e lagjes në të cilën jetonte, nga dy të panjohur, nga ku njëri prej tyre abuzoi seksualisht duke e dhunuar dhe duke e shantazhuar se do ta trafikonte atë dhe te afërmet e saj. Pas abuzimit, e reja tha se në mesnatë e hodhën nga makina në rrugën, ku edhe e morën.

Pjesë nga rrëfimi:

Pas dy vitesh abuzim, si e more guximin të denoncoje?

Abuzimi im u mor vesh dhe unë ndihesha e paragjykuar. Tregova vetë, në fillim kushërirës sime, e cila i tregoi nënës sime. Më pas njoftova policinë dhe i thashë që një person më ka rrëmbyer. Tregova gjithë historinë time në polici dhe policia nisi hemin. U bllokova, nuk kisha zë të flisja, ndaj denoncova pas dy vitesh. Ishte një zë brenda meje, që më bëri të reagoj. Nuk doja të isha më skllave e dikujt. Personi më ka abuzuar haptazi, në mënyrë të përsëritur. E kam denoncuar çështjen, e mori dënimin, por ka dalë nga burgu dhe vazhdon e më kërcënon përsëri.

U more forcërisht, u fute në makinë nga dy persona dhe u abuzove…

Isha duke shkuar në dyqan, ora ishte 19:30 pasdite, muaji prill, po shkoja të blija disa ushqime. Pasi dola nga dyqani, doli një makinë gri, unë vazhdova rrugën, por makina më parakaloi. Zbriti një njeri i dobët, i vogël, më kapi te kapelja dhe më futi me forcë në makinë. Pastaj më thoshte që “më gjej numrin e kushërirës tënde, do të të çoj prostitutë në malë dhe me ty do bëj ndonjë lek”. Më thoshte mos t’iu tregoj familjarëve dhe as mos të shkoj në polici, pasi do më vriste familjarët. Emrin dhe mbiemrin ja mësova nga policia.

Ku të çoi me makinë?

Më mori rreth 15 minuta nga fshati ku banoj, më coi në një fhsat tjetër, ishin toka, filloi të më zhvesh dhe më tha “ti do bësh çfarë të them unë”. Më uli përtokë, më hoqi pantallonat dhe bëri aktin. Unë nuk kisha forcë ta ndaloja. Më thoshte që “me ty do bëj lekë”. Më mbajti nga ora 19:30 deri rreth orës 12 e ca e natës. Më pas më ktheu sërish aty ku më rrëmbeu dhe më dha një të shtytur. Mami dhe gjyshja kishin dalë të më kërkonin dhe kishin gjetur pelushin tim të hedhur në ferrë, në momentin që më rrëmbyen. Mami më pyeti ku isha, por unë e fsheha nga frika. Mendova se babi mund të më vriste, pasi fshati ku banoj është me mentalitet shumë të cekët. Të nesërmen ja tregova kushërirës sime, që u gjend rastësisht te shtëpia ime. Pastaj, shkuam bëmë denoncim në komisariat me babin, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike, sa kërkoi të helmohej. Mua më tregonin të gjithë gishtin në familje, më thonin që “ti je e përdalë”. Më vunë një barrë shumë të rëndë mbi shpinë, sa edhe sot e kam mbi supe. Këtë barrë ma vunë edhe shoqëria, të cilët e morën vesh. Nga viti 2015, muaji mars, drejtori i shkollës më përjashtoi, pasi prindërit e abuzuesit folën me të. Drejtori më quajti edhe objekt trafikimi dhe më ngriti zërin në mënyrë të dhunshme.

Marrë nga BalkanWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi i 12-vjeçares abuzimi i 12-vjeçares

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën