Factcheck

Me zë dhe me figurë, kur Pandi Cunge korruptonte policët. A do ta mohojë dhe këtë ngjarje Erion Isai? (VD)

Për Erionin si politikan, se si aktor nuk mund të ndodhte kurrë, është plagosur një person. Plagosja me thikë është bërë në qytetin që ai drejton, por para se ai të zgjidhej si drejtues i këtij qyteti. Në kohën kur përgatitej terreni i duhur nisi dhe “eleminimi” i kundërshtarëve.

TIRANË- Aktori Erion Isai, ka më pak se 10 ditë që është në zyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, por duket se është bërë një “politikan i zoti”. Me një fushatë elektorale pa kundërshtar dhe me 10 ditë punë si kryetar, ku ka hedhur vetëm një firmë, sot tregoi se aktrimi s’ka qenë kostumi i tij ideal.

Për Erionin si politikan, se si aktor nuk mund të ndodhte kurrë, është plagosur një person. Plagosja me thikë është bërë në qytetin që ai drejton, por para se ai të zgjidhej si drejtues i këtij qyteti. Në kohën kur përgatitej terreni i duhur nisi dhe “eleminimi” i kundërshtarëve.

Një djalë i ri, që nuk i pëlqente Erion Isai guxoi dhe foli hapur kundër tij, por u përball me sulmet që i erdhën pas shprehjes së mendimit hapur. Pandi Cunge, kryetar i FRESSH për Kolonjën, ishte ai që qëlloi me thikë të riun në mes të qytetit.

Teksa tregoi forcën ndaj të tjerëve, Cunge i tregoi dhe vendin të gjithë atyyre i “i shanin Erionin”, në atë kohë ende aktor. Por dhe pse kjo ngjarje ndodhi në syrin e të gjithëve, Policia heshti. Dosja.al e bëri publik këtë rast, por Policia sërish heshti.  U desh denoncimi publik i bërë nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji dhe më pas nga ish-Kryeministri Sali Berisha që uniformat blu të reagonin.

Cunge sërish nuk u arrestua, por vetëm u procedua në gjendje të lirë, nuk dihet ende nëse s’kishte prova apo ka qenë një ndërhyrje nga “shokët” e Erionit në parti. Kryetari i FRESSH, përveç se nuk u arestua, bëri fushatë krah Isait dhe më pas pas zgjedhjeve u “shpërblye” me një post në bashki.

Por për Erionin, politikanin tashmë dhe jo aktorin, të gjitha këto ngjaje nuk kanë ndodhur. Për të fakt është që Cunge do të jetë kolegu i tij në bashki. Erioni shkon dhe më tej duke akuzuar mediat se kanë qenë ato që kanë plagosur Cungen dhe jo Cunge një qytetar të pafajshëm.

Duke mohuar këtë ngjarje që është bërë publike disa herë me zë dhe me figurë si fillim nga Dosja.al e më pas nga opozita, në sfidojmë Erion Isain, të mohojë dhe videon e mëposhtme.

Në këtë video është po i njëjti person i dashur për të , kreu i FRESSH Kolonjë, që një vit më parë është arrestuar se tentoi t’i jepte rryshfet policvëve rrugorë. Kjo video është bërë publike nga Policia e Shtetit dhe po me zë dhe figurë shihet se si tentohet të korruptohet efektivi.

Dhe pyetja që i bëhet Erion Isait është: A është Pandi Cunge, i identifikuar nga Policia si ai, apo dhe në këtë rast është Policia që gënjen?

(Dosja.al)

Shto Koment