Politike

ME ZË DHE FIGURË: ‘Ligji anti-mafia s’ka funksionuar!’/ Kontradikta mes ministrit Lleshaj dhe ambasadores amerikane, pasuria e Llallës i nxjerr ‘blof’, Kim: Për këtë u krijua SPAK

Pas sekuestrimit të pasurive të Adriatik Llallës, ambasadorja Yuri Kim shkroi se kjo ishte provë që ligji anti-mafia po funksiononte. Ndërkohë pak ditë më parë mninistri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pretenduar të kundërtën. Kë të besojmë?
Featured image of article: ME ZË DHE FIGURË: ‘Ligji anti-mafia s’ka funksionuar!’/ Kontradikta mes ministrit Lleshaj dhe ambasadores amerikane, pasuria e Llallës i nxjerr ‘blof’, Kim: Për këtë u krijua SPAK Yuri Kim dhe Sandër Lleshaj

TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit të vendit Adriatik Llalla. Ngjarja e bujshme nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim. Vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit nga mediat, Kim shkroi në Twitter se kjo ishte provë që ligji anti-mafia po funksiononte dhe se pikërisht për këto raste ishte ngritur institucioni i SPAK. Ajo përsëriti edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për Reformën në Drejtësi.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së. Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan ambasadorja.

Megjithatë ndryshme nga ambasadorja mendon ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit më 25 nëntor, ishte i ftuar në emisioni “PËRBALLË”, ku edhe foli për rezultatet e OFL-së dhe punën e bërë brenda një viti. Në fjalën e tij, ministri pranoi me plotë gojë se ligji anti-mafia nuk ka funksionuar dhe se është amenduar. Ndërkohë që ambasadorja pretendon të kundërtën.

PJESË NGA BISEDA:

Shiko minutën e 7

Sandër Lleshaj: Ne po rregullojmë një hipotekë të krimit. Çdo hetim që fillon sot shoqërohet me hetimin e pasurisë. Problemi ishte që pasuria nuk ishte marrë me pasurinë e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju po thoni që anti-mafia nuk ka funksionuar?

Sandër Lleshaj: Ligji antimafia nuk ka funksionuar!

Edhe e kemi ende në fuqi…?

Sandër Lleshaj: Jo, është amenduar dhe është hapur mundësia që të funksionojë në të ardhmen. Ndërkohë që OFL adreson një hipotekë të kaluar.

Cilin prej të dy të besojmë? A ka funksionuar apo jo ligji?

(k.m/dosja.al)

Shto Koment