Politike

Me xhup kamuflazh dhe me tollumbace në duar, kryebashkiaku socialist feston ditëlindjen: Më bëtë të ndjehem fëmijë

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu falenderon të gjithë ata që e kanë uruar duke shtuar se e kanë bërë që të ndjehen si fëmijë. 
Featured image of article: Me xhup kamuflazh dhe me tollumbace në duar, kryebashkiaku socialist feston ditëlindjen: Më bëtë të ndjehem fëmijë Pjerin Ndreu

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka festuar sot ditëlindjen e tij të 53-të. I vesh me xhup kamuflazh, e tollumbace kuqezi në duar, Ndreu ka shprehur ndjesitë që ka marrë nga ata që e kanë uruar. 

Krahas fotos që ka postuar brenda një shkolle, Ndreu falenderon të gjithë ata që e kanë uruar duke shtuar se e kanë bërë që të ndjehen si fëmijë. 

“Faleminderit të gjithëve që sot më uruat ditëlindjen e 53-të. Me sms, telefon, apo live, më zbukuruat ditën, më bëtë të ndjehem fëmijë dhe ta shijoj pafund këtë ditë të shënuar të jetës time! Mirënjohje!,”-shkruan Ndreu. 

Ndreu u zgjodh nga kryebashkiak i Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat duhet të konkuronte para dy kandidatëve, të cilët u tërhoqën nga gara. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment