
TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha së në 2013 ka votuar Ramën me shpresën se do të ulë taksat, por pa të kundërtën. Ndër të tjera ai ka thënë se në kompanitë e tij është detyruar të ulë pagat pasi janë rritur taksat. Ndër të tjera ai ka thënë se në kohë pandemie është gjobitur 10 milionë lekë për kamatvonesat, ku dhe ka treguar dokumentet. Ndërkohë pas kësaj ka reaguar dhe Denaj, e cila ka thënë se kjo akuzë është e pabazë.
Pjesë nga Intervista:
Neranxi: Unë në 2013 e votova qeverinë Rama se ai na premtoi uljen e taksave. Por nuk ndodhi kështu. Qeveria vendosi një taskë komuniste. Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Por kjo do të thotë se nuk duhet punuar shumë. Pra qeveria thotë mos paguani shumë. Kjo bëhet që të jemi të gjithë të varfër e të shkojmë te sheshi me shpresën te qeveria. Taksmi i lartë na ka detyruar të ulim pagat. Gjatë pandemisë, ne nuk kemi pasur aktivitet. Qeveria premtoi mbështeje, por unë jam gjobitur 10 milionë lekë për kamatvonesat. Ja shikoni shkresat.
Denaj: Akuzë e pabazë. Ajo nuk është firma ime, kështu kujdes kur më referohesh
Neranxi: Këtu është Ministria e Financave. Thotë marrja me dhunë, forcë kamatvonesat.
Denaj: Është një akuzë e pabazë.
Ibrahimaj: TVSH-ja paguhet për aq xhiro sa keni pasur atë muaj. Nëse xhiroja juaj është 10 lekë, do paguani TVSH për atë vlerë.
Denaj: 190 milionë dollarë i mungojnë buxhetit të shtetit, ose 1 e 3 e të ardhurave. Kjo për lehtësirat që krijua për biznesin gjatë pandemisë.
(a.k.dosja.al)