Rajoni

“Me Vuçiç nuk kam asnjë komunikim”/ Presidenti i Malit të Zi: Beogradi po kthen idenë e “Serbisë së Madhe”

Në një intervistë për mediat e huaja, ai ka thënë lidershipi serb po tenton të rikthejë Serbinë e Madhe duke shtuar se kjo gjë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, dhe se ai kur udhëton në Serbi nuk telefonon asnjë politikan. 
Featured image of article: “Me Vuçiç nuk kam asnjë komunikim”/ Presidenti i Malit të Zi: Beogradi po kthen idenë e “Serbisë së Madhe” Milo Gjukanoviç

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ditën e sotme ka akuzuar liderët serbë duke thënë se këto të fundit me politikën që po ndjekin po tentojnë të kthehen në vitet ’90. Në një intervistë për mediat e huaja, ai ka thënë lidershipi serb po tenton të rikthejë Serbinë e Madhe duke shtuar se kjo gjë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, dhe se ai kur udhëton në Serbi nuk telefonon asnjë politikan.

“Në një ose dy vitet e fundit, Serbia i është rikthyer politikës së saj të viteve ‘90 që duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, ajo në të vërtetë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje kamufluar idenë e saj për rindërtimin e një Serbia të Madhe. Kur shkoj për vizitë private në Beograd, nuk telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit në Serbi” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.k.dosja.al)

Shto Koment