Showbiz

“Më vjen turp”, Agron Llakaj përlotet dhe tregon historinë me Ylli Bakën në Memaliaj

Agron Llakaj nuk i mbajti dot lotët teksa është shprehur se Memaliaj, nuk ka të ardhme pasi sipas tij asnjë qeveri nuk i kthen sytë që të investojë në këtë qytezë.
Featured image of article: “Më vjen turp”, Agron Llakaj përlotet dhe tregon historinë me Ylli Bakën në Memaliaj Agron Llakaj i përlotur

Aktori i humorit ka folur për vendlindjen e tij, Memaliajn. I ftuar në emisionin “Soiree”, Agron Llakaj nuk i mbajti dot lotët teksa është shprehur se ai vend nuk ka të ardhme pasi sipas tij asnjë qeveri nuk i kthen sytë që të investojë në këtë qytezë.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë nga Memaliaj, sepse iku miniera, u largua çdo gjë, filloi u ç’bë qyteti. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund.

Varfëria është ulur këmbëkryq, dhe unë të vetmen gjë jam munduar, herë pas here kam shkuar duke dhënë koncerte. Ndonjëherë që nuk dua ta përdor këtë shprehjen, bashkë me Ylli Bakën kemi shkuar e kemi dhënë një tip koncerti le të themi bamirësie. Kemi shpërndarë disa pako me ushqime, që më vjen turp që e thashë tani këtë,”– ka thënë Agroni me lot në sy.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment