Bota

“Më vjen për të qeshur”, Zyrtari italian bën deklaratën e fortë: Koronavirusi nuk ekziston më, dikush po e tmerron vendin

Alberto Zangrillo, zyrtari i lartë italian, ka thënë se rrezikshmëria e virusit është në një nivel më të ulët tashmë sesa dy muaj më parë.
Featured image of article: “Më vjen për të qeshur”, Zyrtari italian bën deklaratën e fortë: Koronavirusi nuk ekziston më, dikush po e tmerron vendin Alberto Zangrillo.

ITALI– Koronavirusi tashmë është kthyer për mbarë botën një prej sëmundjeve më  të rrezikshme dhe të frikshme për miliarda njerëz në mbarë globin.

Por ndërkohë ekspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë kanë bërë deklarata të ndryshme sa i përket jetëgjatësisë së Covid-19.

Drejtori i kujdesit intensiv në spitalin spitalin San Raffaele në Milano, Alberto Zangrillo  ka bërë deklaratën e fortë, se koronavirusi nuk ekziston më klinikisht. Ndonëse është e pabesueshme që Italia të jetë një vend i “lirë” nga virusi, por sipas Alberto Zangrillo, thuhet se rrezikshmëria e tij është në një nivel më të ulët tashmë.

“Koronavirusi i ri po humbet fuqinë dhe po ul efektet negative te njerëzit.”- kështu është shprehur Zangrillo.

Ndër të tjera ai gjatë intervistës së tij për Rai ai u shpreh se të gjitha rastet e konfirmuara  gjatë 10 ditëve të fundit me Covid-19 nuk janë po me të njëjtën “egërsi” si dy muaj më parë.

Për këtë arsye ai u ka thënë qytetarëve italianë që t’i rikthehen jetës normales  pa panik, por duke ju përmbajtur rregullave të higjenës në mënyrë që  të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më vjen për të qeshur. Sot është 31 maj dhe rreth një muaj më parë kemi dëgjuar epidemiologë ku flisnin për shpërthimin e një vale të re gjatë fundit të muajit dhe fillimin e qershorit. Në realitet, nga pikëpamja klinike, virusi praktikisht nuk ekziston më.”- ka thënë ai.

Më tej Zangrillo  tha se ky studim është bërë nga virologu dhe drejtori i Institutit të Virologjisë, profesor Clementi, së bashku me Universitetin Emory të Atlantës, Profesor Silvestri.

Kujtojmë se Italia është një  ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi  33 mijë, ndërkohë që janë mbi 232 mijë persona të infektuar.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al

Shto Koment