Showbiz

“Më vjen keq që nuk do të dëgjojmë Besën”, Rozana tregon top 5 këngët të preferura në “Këngën Magjike”(FOTO)

Rozana  ka bërë një reagim ku zgjedh mes të gjithëve 5-shen  më të mirë, dhe nuk ka harruar pa kujtuar Besa Kokëdhimën e cila ka treguar se nuk do marrë pjesë  më në “Këngën Magjike”, pas ngjarjes tragjike të  26 nëntorit.
Featured image of article: “Më vjen keq që nuk do të dëgjojmë Besën”, Rozana tregon top 5 këngët të preferura në “Këngën Magjike”(FOTO) Rozana Radi

TIRANË- Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar pasi gjithmonë tek këngët e saj njerëzit kanë gjetur veten dhe muzika e saj kanë mbetur gjatë si më e dëgjuara e të gjitha kohërave.

Këtë vit ajo nuk do të jetë pjesë e ‘Këngës Magjike’ por do ta ndjekë atë si publik.  E teksa jemi në prag të realizimit të këtij festivali, Rozana  ka bërë një reagim ku zgjedh mes të gjithëve 5-shen  më të mirë, dhe nuk ka harruar pa kujtuar Besa Kokëdhimën e cila ka treguar se nuk do marrë pjesë  më në “Këngën Magjike”, pas ngjarjes tragjike të  26 nëntorit.

“Kjo eshte Top 5 per mua ne Kenga Magjike kete vit. Shije personale muzikore . Te pa ndikushme nga askush. #kendojpertendertuar @arditgjebrea Me mungon ajri kur nuk marr pjese ne kete festival. Sukses te gjitheve!Me vjen keq qe nuk do ta degjojme @besaofficial sonte por e respektoj plotesisht zgjedhjen e saje.”-shkruan këngëtarja.

A.C/Dosja.al

Shto Koment