Bota

ME VIDEO/ Vuri botën në alarm! Ky është momenti kur raketa kineze bie në Oqeanin Indian

VIDEO
Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B rihynë në atmosferë në orës 2.24 me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.
Featured image of article: ME VIDEO/ Vuri botën në alarm! Ky është momenti kur raketa kineze bie në Oqeanin Indian Raketa

KINË-Video ku shfaqet momenti i rënies së raketës kineze në Oqeanin Indian është bërë publike. Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë në oqeanin Indian të dielën, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B rihynë në atmosferë në orës 2.24 me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raketa kineze, që ishte e pakontrolluar, u nis drejt Tokës dhe ngriti shqetësimet se copëzat e saj, në sasi prej 18 tonësh do të mund të binin mbi zona të populluara.

Raketa, e cila ishte e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por asi karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment