Aktualitet

ME VIDEO/ Ulërima në mes të Astirit! Pastruesja përleshet me qytetaren, kolegia futet në mes për t’i ndarë

Në një video të dërguar në redaksinë e "JOQ", nga një qytetar, shihet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, në kryeqytet.
Featured image of article: ME VIDEO/ Ulërima në mes të Astirit! Pastruesja përleshet me qytetaren, kolegia futet në mes për t’i ndarë Foto nga sherri

TIRANË– Një grua, punonjse e Bashkisë Tiranë në sektorin e pastrimit, është përleshur me një qytetarë dhe një kolege e saj është futur mes tyre për t’i ndarë. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, nga një qytetar, shihet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, në kryeqytet.

Në sfond të videos dëgjohen të bërtiturat e grave, por arsyet e sherrit nuk dihen, duke qenë se edhe qytetarët janë të izoluar për shkak të koronavirusit.

“Përshëndetje JOQ! Një kalimtare dhe një pastruese po ziheshin me njëra tjerën ndërsa po i ndante. Faleminderit!“- shkruhet në denoncimin e dërguar në JOQ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment