Showbiz

ME VIDEO/ U bë baba për herë të parë, këngëtari Pier Noshi përlotet nga surpriza e së shoqes

Ai tregoi se prej momentit që erdhi në jetë, Melodi është kthyer në personin më të rëndësishëm, që i ka pushtuar mendjen edhe zemrën.
Featured image of article: ME VIDEO/ U bë baba për herë të parë, këngëtari Pier Noshi përlotet nga surpriza e së shoqes Pier Noshi

TIRANË- Këngëtari i njohur i performancave live dhe cover-ave në “Youtube”, Pier Noshi, u bë për herë të parë baba vetëm pak ditë më parë.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Pieri ndau emocionet e të qenit një baba i ri dhe tregoi se si ka ndryshuar jeta e tij pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Melodi.

Ai tregoi se prej momentit që erdhi në jetë, Melodi është kthyer në personin më të rëndësishëm, që i ka pushtuar mendjen edhe zemrën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjaftoi një videomesazh surprizë nga e shoqja, e cila me vajzën e vogël në krahë, e falenderoi për gjithë përkushtimin e dashurinë e treguar, për ta emocionuar e përlotur Pierin.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Shto Koment