
BRAZIL-Një grabitje banke ka ndodhur ditën e sotme në Brazil. Sipas mediave të huaja, një grup burrash të armatosur kanë sulmuar një bankë në Brazil, me eksploziv dhe duke mbajtur disa pengje.
Bëhet e ditur se si fillim ata kanë gjuajtur me armë drejt policisë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, një prej tyre ishte polic. Sipas raportimeve grabitja ka zgjatur dy orë.
Video e plotë:
Gjatë ikjes grabitësit kanë lanë para të shpërndara nëpër rrugë, të cilat u rrëmbyen shpejt nga banorët e zonës. Ndërkohë, deri më tani janë arrestuar 4 persona që mblodhën disa para që u hodhën në tokë.
(k.a/dosja.al)