Aktualitet

ME VIDEO/ ‘Salillari’ investoi 13,7 milionë euro për aksin Llogara-Borsh, shirat e çanë në dysh, KLSH nis auditimet!

Kontrolli i Lartë i shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirmbajtjen e rrugës dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.
Featured image of article: ME VIDEO/ ‘Salillari’ investoi 13,7 milionë euro për aksin Llogara-Borsh, shirat e çanë në dysh, KLSH nis auditimet!

BORSH– Rruga e Borshit me një investim prej 13.7 milionë euro dhe që ishte në mirëmbajtje nga kompania Salillari dhe u shemb pas reshjeve të shiut. Ajo do të kalojë në lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe mënjëherë kanë nisur verifikimet nga ana e KLSH për rrëshkitjen e rrugës.

Përgjatë ditës së sotme, audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshkitjes së rrugës duke kryer dhe raportin përkatës. Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi ndërsa pjesa ku  ka rëshkitur  është mbuluar me qëllim që ujrat e shirave mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar. Kontrolli i Lartë i shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirmbajtjen e rrugës dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy inxhinierët auditues të  Kontrollit të lartë të shtetit , janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimin e dokumentacioneve për këtë projekt. Rruga e shëmbur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa  dhe kompania Salillari sh.p.k.

Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen  në total ka qënë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka botërore.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment