Rajoni

ME VIDEO: Ramush Haradinaj si RAMBO, ish-komandanti i UÇK-së heq xhaketën dhe bën pompa, ‘ua merr në kthesë’ kadetëve të rinj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sfiduar kadetët e rinj duke i vënë që të bëjë pompa bashkë me të.
Featured image of article: ME VIDEO: Ramush Haradinaj si RAMBO, ish-komandanti i UÇK-së heq xhaketën dhe bën pompa, ‘ua merr në kthesë’ kadetëve të rinj Ramush Haradinaj

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar oficerët e rinj të FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës së tij Haradinaj ka sfiduar kadetët e rinj duke i vënë që të bëjë pompa bashkë me të. Siç duket edhe nga pamjet ish-komandanti i UÇK-së, Haradinaj ua ka ‘marrë në kthesë’ ushtarëve të rinj duke i bërë ushtrimet më shpejt se ta. 

Haradinaj, i cili gjatë kohës së luftës së Kosovës mori edhe pseudonimin Rambo, njihet për jetën e tij aktive. Gjithmonë fundjavave, kreu i AAK-së ushtron sportin e alpinizmit bashkë me familjen e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment