Politike

ME VIDEO: Rama e bëri sërish ministër, si e mësoi Arben Ahmetaj lajmin: Muhabete koti, jam në Komision, sa të mbaroj të marr

Lajmin për emërimin e tij si  Ministër Shteti për Rindërtimin, Ahmetaj e mori përmes një telefonate teksa punonte në Komison. 
Featured image of article: ME VIDEO: Rama e bëri sërish ministër, si e mësoi Arben Ahmetaj lajmin: Muhabete koti, jam në Komision, sa të mbaroj të marr Agim Rama

TIRANË– Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Arben Ahmetaj është emëruar sërish ministër nga kryeministri Edi Rama. Lajmin për emërimin e tij si  Ministër Shteti për Rindërtimin, Ahmetaj e mori përmes një telefonate teksa punonte në Komison. 

Vizion Plus ka publikuar një video, të Ahmetaj, i cili teksa ndodhej në Komision merr lajmin për emërimin. Siç duket edhe nga video, Ahmetaj e ka lënë gëzimin për më vonë duke mbyllur për disa sekonda telefonatën që mori. 

“Jam në Komision, sa të mbaroj të marr unë,”-i thotë Ahmetaj personit që e mori në telefon. 

Përgjigja e Ahmetajt u shoqërua me të qeshura dhe urime nga kolegët, të cilëve ministri i ri u ‘tërhoqi veshin’ për t’u fokusuar në punë.

“Do t’ju lutesha tani. Po kalojmë buxhetin e shtetit. Muhabete koti,”-u tha Ahmetaj kolegëve.  

Ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama i ka propozuar presidentit Ilir Meta që të emërohet si ministër i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajt, ish-ministri i Financave. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës, e cila është shprehur pro këtij propozimi të kryeministrit. Më herët Ahmetaj ka mbajtur postin e ministrit të Financave nga shkurti i vitit 2016 deri më 28 dhjetor të një 2018-ës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment