Bota

Shkelma dhe kapje për flokësh, polici rreh barbarisht adoleshenten iraniane pse doli pa perçe në rrugë(VIDEO)

Në  video vajza dëgjohet të flasë me zë të lartë kundër oficerit që të mos i bëj moral dhe të mos veprojë më  në bazë  të këtyre rregullave të pakuptimta, sipas saj.
Featured image of article: Shkelma dhe kapje për flokësh, polici rreh barbarisht adoleshenten iraniane pse doli pa perçe në rrugë(VIDEO) Vajza ne Iran

IRAN- Në një  video të bërë virale në rrjetet sociale tregohet rregulli i fortë i Iranit për femrat, që nëse e shkelin atë e paguajnë shtrenjtë.

Kështu është parë qartazi sesi një polic iranian në momentin që ka parë një vazjë adoleshente  në rrugë pa vendosur perçen në kokë e ka qëlluar dhe e ka hedhur në tokë.

Adoleshentja po ecte e pambuluar në mes të qytetit,  Shahr-e-Rey, e në këtë kohë oficeri i policisë e ka thirrur që ajo të ndalojë, e më pas me  forcë ai hodhi poshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në  video vajza dëgjohet të flasë me zë të lartë kundër oficerit që të mos i bëj moral dhe të mos veprojë më  në bazë  të këtyre rregullave të pakuptimta, sipas saj.

Kujtojmë që një veprim i tillë nuk lejohet për asnjë gruar në Iran.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment