
TIRANË– Rrëmuje tek sheshi “Skënderbej”. Tifozët e skuadrës së Tiranës kanë krijuar kaos në qendër të qytetit duke ndezur flakadanë pranë pemës së Krishtlindjeve.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, ultrasit e skuadrës kryeqytetase nuk pyesin as për koronavirusin, dhe së bashku në turmë janë bërë gati për ndeshjen e sotme. Mësohet se Policia i ka larguar me forcë.
Java e 6-të e Superiores hapet sot me një sfidë historike të futbollit shqiptar, ku në orën 18:00, në “Air Albania” luhet derbi Tirana-Partizani. Statistikat e nxjerrin Partizanin në avantazh të ndjeshëm në përballjet direkte, me 66 ndeshje të fituara kundrejt 42 sukseseve të bardhebluve, si dhe 49 sfida barazim.
(k.m/dosja.al)