Bota

ME VIDEO/ Pamjet nga ajri, gjithçka ka mbetur në kryeqytetin libanez pas shpërthimit tragjik që vrau 100 persona

Tym, rrënoja dhe banesa të shkatërruara totalisht është pamja e trishtë që ka mbetur pas shpërthimit të mbrëmjes së djeshme në kryeqytetin e Libanit.
Featured image of article: ME VIDEO/ Pamjet nga ajri, gjithçka ka mbetur në kryeqytetin libanez pas shpërthimit tragjik që vrau 100 persona Pamjet nga ajri, ne Bejrut

LIBAN– Kryeqyteti libanez, Bejruti pasditen e djeshme u trondit rëndë nga shpërthim i fuqishëm ku për pasojë ka lënë të vdekur mbi  100 persona dhe ka plagosur mbi 4  mijë të tjerë.

Banesat janë rrafshuar dhe Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi tashmë ajo që shihet janë vetëm rrënoja të mbuluara nga pluhuri.

Mediat e huaja kanë publikuar një video me pamje nga ajri që tregon gjithçka ka mbetur pas shpëthimit tragjik të së martës në portin industrial.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ndërkohë që janë konfirmuar 100 viktima, autoritetet bëjnë me dije se numri i viktimave mund të jetë edhe më  i lartë. Ku gjithashtu edhe Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: TheGuardian  

A.C/Dosja.al

Shto Koment