Rajoni

ME VIDEO/ Një person çoi 4 mijë dosje, PUBLIKOHET momenti kur hetuesit e EULEX-it futen në zyrat e Veteranëve të UÇK-së

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e personit që e ka sjellë pakon me dosje, ku edhe shkruhej se gjatë ditëve në vijim do të shkonin edhe 7 mijë të tjera.
Featured image of article: ME VIDEO/ Një person çoi 4 mijë dosje, PUBLIKOHET momenti kur hetuesit e EULEX-it futen në zyrat e Veteranëve të UÇK-së Pamje nga videoja

PRISHTINË– Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar pamjet nga kamerat e zyrave të OVL UÇK-së, ku një person i paidentifikuar ka dërguar dosjet e Gjykatës Speciale. Më pas ditën e sotme në godinë kanë shkuar hetuesit e EULEX-it, të cilët kanë marrë 4 mijë dosjet e lëna një ditë më parë.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e personit që e ka sjellë pakon me dosje, ku edhe shkruhej se gjatë ditëve në vijim do të shkonin edhe 7 mijë të tjera.

Ndërkohë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇ-së, Husni Gucati, ka thënë të hënën për mediat  se në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.

Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment