Aktualitet

ME VIDEO/ “Na futet ariu në shtëpi”, çifti nga Elbasani që jetojnë me 5 mijë lekë kërkojnë ndihmë nga Rama: E kemi si baba, po s’na zgjati dorën jemi të vdekur

Gruaja shprehet se brenda në shtëpi ka parë që i është futur edhe ariu dhe kërkon ndihmë nga kryeministri Edi Rama, të cilin shprehet se e ka si baba. Në një prononcim për A2CNN, Bica shprehet se fillimisht i kanë dhënë një çadër, por që era e fortë ja ka thyer e ja ka çarë.
Featured image of article: ME VIDEO/ “Na futet ariu në shtëpi”, çifti nga Elbasani që jetojnë me 5 mijë lekë kërkojnë ndihmë nga Rama: E kemi si baba, po s’na zgjati dorën jemi të vdekur Edi Rama dhe çifti Bica

ELBASAN– Pa shtëpi, pa të ardhura, pa ilaçe, të sëmurë dhe në izolim. Kjo është drama e bashkëshortëve Bica në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit. Pesë mijë lekë të reja nga përkrahja sociale, borxhet dhe ndihmat me ushqime që kanë marrë nga pushteti lokal janë të ardhurat e bashkëshortëve, të cilët janë në kufijtë e mbijetesës. Gruaja shprehet se brenda në shtëpi ka parë që i është futur edhe ariu dhe kërkon ndihmë nga kryeministri Edi Rama, të cilin shprehet se e ka si baba. Në një prononcim për A2CNN, Bica shprehet se fillimisht i kanë dhënë një çadër, por që era e fortë ja ka thyer e ja ka çarë.

Shumë e vështirë është. në këtë situatë që është krijuar, ne jemi akoma më keq, me vetëm 50 mijë lekë asistencë. Paguaj vetëm dritat dhe ujin. jemi të izoluar dhe të bllokuar komplet. çfarë të bëj më përpara me to. as ilaçet nuk marr dot dhe as buk nuk hamë. Kjo shtëpi është shumë e vjetër, vetë edhe çik pasojat e tërmetit dhe kaq donte. më dhanë një çadër por ma mori era dhe e çau. Nëse nuk na mbron ai (Edi Rama) që e kemi si baba, ne jemi të vdekur. Këtu ka hyrë dy herë ariu, e kam parë vetë. Kam frikë se do të na hajë natën,”– thotë gruaja e familjes Bica.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment