Aktualitet

ME VIDEO/ Momenti kur tërhiqet zvarrë aktivisti Arben Kola, turma shpërthen në kor: Turp, turp, turp…

Ndërkohë që ka kundërshtuar shoqërimin, duke u shprehur se nuk dëshironte kontaktin me efektivët dhe se do të shkonte vetë në furgon.

TIRANË– Shoqërohet në Polici edhe aktivisti i Shopërisë Civile, Arben Kola. Në momentin kur Policia i është afruar Kola ka qënë live në rrjetet e tij sociale.

Ndërkohë që ka kundërshtuar shoqërimin, duke u shprehur se nuk dëshironte kontaktin me efektivët dhe se do të shkonte vetë në furgon.

“Vij vetë more. Nuk iki askund. Ju po bëheni antishqiptar,”-është shprehur ai. Ndërsa turma e mbledhur rreth tyre ka shpërthyer në kor duke përsëritur fjalën “turp”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhur për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment