Aktualitet

ME VIDEO- Momenti kur ‘Liri i Rrushkës’ dhe grupi i tij i zënë pritë Jetmir Muçollarit në hyrjen e Gjykatës së Pogradecit, efektivët futen t’i ndajnë, një prej atentatorëve kap për fyti biznesmenin

Njëri prej tyre, siç mund ta shikoni dhe në pamje, e kap nga fyti dhe e shtyn. Në këtë moment futet policia në lojë dhe përpiqet që të neutralizojë të dyja palët. Ndërkohë, vetë Muçollari përpiqet të futet sërish në gjykatë, dhe në një moment prek me dorë një nga efektivët.
Featured image of article: ME VIDEO- Momenti kur ‘Liri i Rrushkës’ dhe grupi i tij i zënë pritë Jetmir Muçollarit në hyrjen e Gjykatës së Pogradecit, efektivët futen t’i ndajnë, një prej atentatorëve kap për fyti biznesmenin Jetmir Muçollari, Ilir Berberi dhe momentet e pritës

TIRANË– Ilir Berberi i njohur si Liri i Rrushkës, bashkë me disa pjesëtarë të grupit të tij, i ka bllokuar rrugën Jetmir Muçollarit, kur ky i fundit ka tentuar të hyjë në gjykatë. Në videon e mëposhtme (Muçollari ka veshur bluzë të kuqe), shihet se si më datë 10 shkurt të vitit 2020, kur Muçollari shkon në Gjykatën e Pogradecit, Berberi dhe miqtë e tij i zënë pritë para gjykatës.

Njëri prej tyre, siç mund ta shikoni dhe në pamje, e kap nga fyti dhe e shtyn. Në këtë moment futet policia në lojë dhe përpiqet që të neutralizojë të dyja palët. Ndërkohë, vetë Muçollari përpiqet të futet sërish në gjykatë, dhe në një moment prek me dorë një nga efektivët.

E gjithë kjo, mësohet se është bërë për të penguar Muçollarin dhe djalin e tij, Johan që të dëshmonin kundër Mariglen Topuzit, një prej të arrestuarve për dy sulmet në hotelin “Voloreka”, kur ai akuzohej se kishte djegur makinën e llojit ‘BMËX6’, të Johan Muçollarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy atentatet ndaj pronarit të hotel Voloreka

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me Meard Berberin akuzohen se kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit. Në atentatin e datës 8 gusht, sipas policisë, ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment