Dikur

ME VIDEO/ Momenti kur Blushi shoqëroi 17 majin me vargjet e Fan Nolit, ironia pikante e Ramës. Meta e Berisha “xhelozi” dhe “dashuri”

Rikthehemi dy vite më parë kur Edi Rama nënshkroi marrëveshjen me Lulzim Bashën. Ben Blushi ishte ende në politikë. Batutat e Metës dhe Berishës për dashurinë dhe xhelozinë.

TIRANË– Në rublikën e sotme të “Dikur” do t’ju çojmë në seancën plenare të dy viteve më parë në 23 Maj.

Vetëm një javë pas marrëveshjes Rama-Basha për zgjedhjet parlamentare, zëri më kritik brenda socialistëve, i cili sapo kishte krijuar LIBRA-n, Ben Blushi denoncoi një bashkëpunim mes PS-PD.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Blushi tha se pas 27 vitesh luftë politike shqiptarët kanë një qeveri të përbashkët, duke cituar edhe pjesë nga vargjet e Fan Nolit.

Blushi: Është për të qeshur dhe për të qarë se pas 27 vitesh, pas shumë cakafytjesh, sharjesh dhe vjedhjesh, i kemi në një qeveri, jeni bashkë apo jo? Kam vetëm një mundësi t’ju përshëndes me vargjet fatale të Fan Nolit: Ngirhuni e bjeruni, katundarë e punëtorë që nga Shkodra e gjer në Vlorë. Kështu do ta pësoni të gjithë në 25 qershor. Sot jeni si Saliu me Salin. Kush voton më 25 qershor për PD-në, çadrën duhet ta dijë shumë mirë se ka votuar për Edi Ramën kryeministër. Dhe kush voton për Rilindjen do të bashkëdrejtojë me Saliun.

Pas fjalës së Blushit, fjalën në foltore e mori kryeministrit Edi Rama që nuk e kurseu dozën e ironisë dhe lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili me profesion mjek konstatoi doza xhelozie.

Rama: Fan Noli do të rrotullohej në varr bashkë me katundarët dhe punëtorët sepse s’di ku gjendjet një katundar dhe punëtor që t’i besojë Ben Blushit.

Berisha: Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke të dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtshëm. Tani si mjek do të të shpjegoj se xhelozia është sentimenti që lind në dashuri, i cili prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër. Këshilla ime kjo se më përmallove Blush kur recitove Nolin. Këshilla është mos harro asnjëherë që dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë prandaj me karar.

Debatin, që nuk mungonte asokohe lidhur me reformat por jo vetëm, e mbylli kryeparlamentari Ilir Meta me shprehjen e tij të famshme.

“Atëherë të votojmë pa xhelozi dhe me dashuri.”

(k.m/dosja.al)

Shto Koment