
FIER– Luftar dhe Pranvera Buzi, nga Fieri, para tetë vitesh humbën në një aksident djalin e tyre të vetëm Dionisin, asokohe vetëm 2-vjeç.
Vogëlushi është aksidentuar nga një furgon, por shoferi i saj, është shpallur i pafajshëm, ndërsa faji i ka kaluar nënës së tij për pakujdesi. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Luftari bën thirrje për drejtësi, duke akuzuar se gjyqtari i çështjes është korruptuar.
“Më ka daë 5-6 herë në ëndërr djali. Më thotë; o babi çfarë bërë për mua? Nuk po gjej drejtësi. Erdhi eksperti nga Tirana dhe ai më dha të drejtën, por prokurori tha janë dy me një, sepse dy ekspertët e Fierit e kanë dhënë kundër. I lutem drejtësisë, kryeprorkurorit, SPAK-ut të merren vesh me këta, sepse janë maskarenj të gjithë. Më ka dalë pesë, gjashtë herë në ëndërr djali, dhe më ka thënë: O ba ç’a bërë për mua,”-thotë Luftari.
SHIKONI MINUTËEN E 40
(k.m/dosja.al)