Bota

ME VIDEO/ Macron s’e duron dot maskën, kërkon disa herë ujë, më pas e heq dhe nis kollitet para nxënësve

A mund ta mbajë Macron një maskë gjithë ditën? Video-ja e mëposhtme jep përgjigjen. Presienti Macron e heq dhe vë disa herë maskën brenda pak minutave.
Featured image of article: ME VIDEO/ Macron s’e duron dot maskën, kërkon disa herë ujë, më pas e heq dhe nis kollitet para nxënësve Emmanuel Macron gjate momentit kur heq masken dhe kollitet
Përditësuar:

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka mundur të mbajë dot për një kohë të gjatë maskën. Kjo shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, gjatë një takimi të presidentit me disa nxënës.

Në fillim të takimit, Macron u shfaq me maskë,  por teksa mbante fjalimin ai e hoqi atë dy herë dhe kërkoi ujë.

Më tej, presidenti e hoqi maskën për pak minuta dhe u kollit para nxënësve. Ndërkohë, nxënësit u habitën nga këto veprime të presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas ky i fundit, kërkoi një maskë më të lehtë dhe menjëherë ia sollën shoqëruesit e tij.  Siç edhe duket, presidenti e mban me shumë vështirë maskën në ambientet e mbyllura.

(k.m/j.v/ dosja.al)

Shto Koment